“Të gjitha skenarët e përpunuar deri më sot nga ekspertët paraqesin rrezik të madh për rihapjen e shkollave. Vihet në rrezik shëndeti i fëmijëve dhe pa përjashtuar këtu as personelin.”
Kryeministri italian u shpreh pozitiv për mësimin online. Ai tha se kjo metodologji e re po funksionon mirë ndërsa po mendohet për mënyrën se si do të veprohet me provimet e shtetit. Italia është një nga vendet më të prekura në botë prej pandemisë së Covid-19. Rreth 200 mijë persona janë infektuar, prej të cilëve 26 400 kanë vdekur.Italia mbyll shkollat, hapen në shtator
Italia ka vendosur të vazhdojë me rihapjen graduale të ekonomisë dhe aktiviteteve shoqërore, por shkollat do të qëndrojnë mbyllur deri në shtator.
Lajmi u bë me dije nga Kryeministri Giuseppe Conte gjatë një interviste për gazetën italiane La Repubblica.
Qeveria italiane parashikon rihapjen e kujdesshme të ekonomisë me Kryeministrin Conte që shprehet se situata nuk ofron ende kushtet më të mira të mundshme për t’u garantuar të gjithëve lëvizje dhe aktivitet të lirë.
Pjesa më e madhe e bizneseve do të rihapen me masa të shtuara sigurie shëndetësore duke filluar nga 27 prilli dhe 4 maji, megjithatë sektorë si turizmi, apo hoteleria mbeten në mëdyshje.
Po kështu çështja e shkollave mbetet e pazgjidhur, pasi ekspertët nuk janë të bindur për sigurinë.
Conte ka pohuar shqetësimin madhor për sa i përket rrezikut nëse rihapen shkollat më përpara seç duhet, për këtë është vendosur që, deri në një udhëzim të ri, shkollat të rihapen në shtator.
Të sugjeruara
Boris Johnson shërohet nga Covid-19, të hënën i rikthehet punës
26 Prill 2020, 15:33Petulla me mollë për një pasdite të këndshme me fëmijët
26 Prill 2020, 15:02Lehtësohen masat kufizuese në 11 bashki
26 Prill 2020, 14:30
Pis-nesmeni i krimo-talizmit shqiptar
17 Qershor 2026, 13:19
