Italia regjistron 525 viktima në 24 orët e fundit

exit.al 20 Janar 2021, 20:55

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 525 viktima  si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë në Itali raportoi 13 mijë e 500 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit u kryen më shumë se 279 mijë testime .

Që nga fillimi i pandemisë në Itali kanë humbur jetën 83.681 persona.

Në spitale vijon të ulet numri i të shtruarve në terapitë intensive dhe repartet e tjera.

Shpërndaje te miqtë