"Raportet e pretenduara të mashtrimit dhe parregullsive duhet të vlerësohen me përpikëri dhe në përputhje të plotë me procedurat e vendosura nga kodi zgjedhor".
Gjithashtu, qeveria italiane i bëri thirrje partive politike të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, dhe partitë të punojnë sëbashku për reformat drejt Evropës:"Si dhe duke kontribuar në konsolidimin e institucioneve demokratike që gjejnë pikën e tyre qendrore të referencës në një Parlament plotësisht legjitim dhe funksional".
Qeveria italiane i kërkoi partive politike të punojnë sëbashku për integrimin e vendit në BE. "Italia do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri institucionet shqiptare në këtë rrugë dhe aspiratat legjitime të popullit shqiptar për të qenë pjesë e familjes evropiane", përfundon deklarata e ministrisë së jashtme italiane.
