Ambasadori gjerman Zingraf përgëzon PS dhe PD për procesin zgjedhor

exit.al 28 Prill 2021, 19:28

Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf përgëzoi procesin e votimit në 25 prill. Në një deklaratë për median, ai kërkoi hetimini e denoncimeve për krime zgjdhore, blerje dhe vjedhje votash, të raportuara në raportin paraprak të OSBE/ODIHR:

“Të gjitha akuzat dhe ankesat, që kanë të bëjnë me zgjedhjet, mes tyre edhe ato për shitblejren e votës, duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri - në këtë pikë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet e drejtësisë duhet të marrin përsipër një përgjegjësi të rëndësishme”.

Zingraf bëri thirrje për bashkëpinim mes aktorëve politikë dhe pranim të rezultatit të zgjedhjeve:

“Vetëpërmbajtja dhe maturia e shumë kandidateve dhe kandidatëve ditën e zgjedhjeve meriton respekt. Unë shpresoj që të gjithë aktorët politikë të kenë edhe në të ardhmen një qasje konstruktive dhe bashkëpunuese ndaj njëri-tjetrit. Krahas kësaj presim që ata të njohin rezultatin e zgjedhjeve”.

Ambasadori përgëzojë Partinë Socialiste për fitoren dhe Partinë Demokratike për rritjen e marrë gjatë këtyre zgjedhjeve:

“Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë parlamentare si dhe për përfshirjen dhe kontributin e saj aktiv, për shembull në ligje dhe vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar”.