Tuqia blen 50 milion doza të vaksinës ruse Sputnik V

exit.al 28 Prill 2021, 18:40

Turqia ka nënshkruar marrëveshje për marrjen e 50 milion dozave të vaksinës ruse Sputnik V, sipas njw raportimi te Reuters.

"Jemi në fazën e fundit për autorizimin e përdorimit të urgjencës të vaksinës Sputnik V dhe bëmë një marrëveshje për prokurimin e saj. Turqia nënshkroi një marrëveshje për të marrë 50 milion doza brenda gjashtë muajve," njoftoi Ministri i Shwndetësisë turke, Fahrettin Koca të mërkurën.

Njëkohësisht, Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) deklaroi të hënën se një firmë farmaceutike turke do të prodhonte vaksinën Sputnik V në fabrikat e saj.

Turqia mendohet të ketë administruar rreth 22 milion doza të vaksinës kineze të zhvilluar nga Sinovac, si dhe vaksinën Pfizer/BioNTech.

Janë rreth 13.55 milion njerëz që kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës antiCovid.