Italia 14,372 raste dhe 492 viktima me COVID-19 në 24 orët e fundit

exit.al 28 Janar 2021, 22:51

Autoritetet kanë raportuar 492 viktima nga COVID-19 në Itali gjatë 24 orëve të fundit.

Nga 275,179 testime  të kryera rezultuan pozitivë 14,372 persona, rreth 1 mijë më pak se të mërkurën.

Raporti mes testimeve të kryera dhe rasteve ka mbetur i pandryshuar, 5.2%.

Gjatë 24 orëve të fundit, 17,220 persona janë shëruar.

Numri i personave të shtruar në terapi intensive është ulur me 64 ndërsa totali është 2,288.

Shpërndaje te miqtë