Itali - Sekuestrohen 65 kilogramë marijuanë nga Shqipëria, arrestohen gjashtë persona

exit.al 2 Mars 2016, 14:14

Policia italiane kapi 65 kilogramë marijuanë, me prejardhje Shqipërinë dhe arrestoi gjashtë persona, të martën në mbrëmje.

Personat e arrestuar janë tre shtetas shqiptarë dhe tre italianë. Sipas policisë italiane, shtetasit italianë ishin blerës të lëndës narkotike.

Operacioni u kryen nga antidroga italiane, në qytetin e Leçes, Itali.

 

Shpërndaje te miqtë