ISHP nuk ka kapacitete për testime Covid-19, për udhëtime jashtë vendit

exit.al 14 Qershor 2020, 21:24

Instituti i Shëndetit Publik rekomandon kryerjen e testimeve Covid-19 me qëllim dokumentacioni, në laboratorët jashtë ISHP-së, të çertifikuar nga qeveria.

Sipas një letre të drejtoreshës së ISHP-së Albana Fico, institucioni nuk mund të përballojë dot kërkesat e larta të qytetarëve për kryerjen e testit Covid-19 me qëllim dokumentacioni ose udhëtimi jashtë vendit.

Zonja Fico theksoi se kjo çështje është bërë emergjente dhe kërkon zgjidhje.

Letra e Zonjës Fico u bë publike nga gazeta Shqip.

[caption id="attachment_89330" align="aligncenter" width="696"]Letra ISHP Letra ISHP[/caption]

Shpërndaje te miqtë