Ish-Kryeministri Berisha: Pajisja e përgjimit u dërgua natën në Akademinë e Rendit

exit.al 18 Maj 2016, 09:28

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi sot transferimin e pajisjes së përgjimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për në Akademinë e Rendit, gjatë natës.

Zoti Berisha shkruan, në profilin e tij zyrtar në Facebook, se të dhënat i ka marrë nga një oficer policie.

Sipas informacionit të ish-kryeministrit, në pajisje po ndërhyhet për të fshirë regjistrimet, që më pas ajo të paraqitet si një mjet trajtimi për policët e rinj.

Shpërndaje te miqtë