Ish-këshilltarja ekonomike e Ramës: Asnjë këshillë për të, do vetëm të mbajë pushtetin

exit.al 31 Dhjetor 2020, 19:15

Ish këshilltarja ekonomike e kryeministrit Edi Rama, Irena Beqiraj tha të enjten se nuk ka asnjë këshillë për kryeministrin.

Sot nuk  kam asnjë këshillë për Kryeministrin.  Qëllimi i tij është të mbajë  vetëm pushtetin dhe qasja e tij për arritjen e këtij qëllimi,  nuk ka asnjë lidhje organike  me ekonominë”, tha Beqiraj.

Në një intervistë, Beqiraj u ndal tek viti 2021 si vit elektoral. Ajo u shpreh se të gjitha zgjedhjet, gjatë 30 viteve, në këtë vend janë përkufizuar “si zgjedhje të rëndësishme apo vendimtare”.

Por sipas saj, ajo që mungon në këto zgjedhje të rëndësishme e vendimtare  “është se nuk kemi asnjë zhvillim serioz në politikbërje”.

Beqiraj tha se eksperienca e ka mësuar të mos pres “asnjë debat serioz dhe asnjë politikë serioze gjatë vitit zgjedhor”.

E ardhmja jonë kërkon politika të informuara dhe të mirëmenduara të cilat vendosin gurë kilometrik për brezat që vijnë”, tha ajo.

Shpërndaje te miqtë