Itali, mbi 23 mijë raste të reja COVID-19 dhe 555 viktima

exit.al 31 Dhjetor 2020, 18:00

Italia raportoi 555 vdekje nga koronavirusi të enjten, tha ministria e shëndetësisë, ndërsa numri i rasteve të reja u rrit në 23,477 nga 16,202 i një dite më parë. Një rritje e konsiderueshme prej 43% nërsa testimet u  rritën afërsisht me 10%.

Në total, Italia numuron 74,159 vdekje nga COVID-19 që prej 21 shkurtit, bilanci më i rëndë në Evropë dhe i pesti më i lartë në botë.

Italia ka raportuar gjithashtu 2.1 milionë raste deri më tani, tha ministria e shëndetësisë.

Numri i pacientëve në spitale u zvogëlua me 415 të enjten. Në terapi intensive po trajtohen 2,555 të infektuar.

Shpërndaje te miqtë