Ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë kërkon rikthimin në sistemin e drejtësisë

exit.al 15 Dhjetor 2020, 09:55

Ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë,  Aleksandër Muskaj i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të mos i hiqte statusin e magjistratit për 15 vite, siç ka vendosur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjatë seancës së mbajtur të hënën, Muskaj kërkoi shfuqizimin vetëm të pikës 2 të vendimit, që i ndalon të emërohet si gjyqtar, prokuror apo në insititucionet e tjera të drejtësisë.

Ai argumentoi se KPK nuk i ishte garantuar proces i rregullt ligjor, pasi nuk i ishte dhënë e drejta të dëgjohej.

Gjithashtu Muskaj deklaroi se mandati i tij si magjistrant kishte mbaruar pasi i kishte mbaruar statusi si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Deri më tani dy ish gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani dhe Evelina Qirjako kërkuan heqjen e ndalimit për kandidim në institucionet e drejtësisë për 15 vjet.

Shpërndaje te miqtë