Gjenden 140 kilogramë drogë në Finiq

exit.al 15 Dhjetor 2020, 09:15

Policia sekuestroi të martën 140 kilogramë kannabis në një zonë të pyllëzuar, në afërsi të një përroi, në vendin e quajtur “Koçekët” te fshatit Sopik, Bashkia Finiq.

Sasia e drogës ishte futur në çanta dhe e ndarë në 86 pako të mbuluara.

Autorët i kishin lënë çantat në pyll dhe ishin larguar.

Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për gjetjen e autorëve.

Shpërndaje te miqtë