“Problemi nuk qëndron te Kodi Penal e masat ndëshkuese. Problemi kryesor është që lufta kundër dhunës në familje nuk ka qene kurrë prioritet e nuk është marrë kurrë me seriozitet nga Qeveria Rama 1&2.
Nëse ke shkatërruar me sukses në 7 vite një mekanizëm të tërë referimi, masat e reja e të vjetra ndëshkuese, nuk bëjnë derman.”
Sipas Vokshit, qeveria Rama me politikat e saj ka shkatërruar mekanizmin e referimit të dhunës në familje dhe ka dobësuar institucionet që merren me këto raste. Bazuar në statistika e viteve të fundit, kryetarja e LDG-së shkruan se rritja e masës së ndëshkimit të dhunuesve nuk ka sjellë uljen e numrit të rasteve të dhunës. Në një studim të fundit të OSBE-së raportohet se 67% ose rreth 1 milionë gra në Shqipëri pësojnë një formë dhune. Janë mbi 2600 raste dhune në ditë, ku rreth 1800 raste mbeten të padenoncuara.
