Intervista e përfaqësuesit të FMN-së Reinke - Pikat kryesore

exit.al 1 Mars 2016, 22:18

Përfaqësuesi i FMN-së në Tiranë, Jens Reinke, i dha sot një intervistë televizonit Top Channel. Pikat kryesore që ai ngriti ishin:

  • Konçesioni i TVSH-së nuk është prioriteti më i lartë i reformës në sistemin tatimor;

  • Formula e parashikur për ndarjen e të ardhurave në këtë konçesion nuk është më e leverdisshmja për qeverinë;

  • Qeveria të ketë të qarta të gjithë rreziqet dhe detyrimet që mund të lindin në të ardhmen nga ky konçesion;

  • Qeveria duhet të analizojë në detaje përshtatshmërinë e PPP-ve apo konçesioneve në krahasim me format e tjera të financimit;

  • Rritja ekonomike e vendit po forcohet, pavarësisht se me ngadalësi.

 

Shpërndaje te miqtë