Erdogan: Turqia e sheh veten pjesë të pandarë të BE-së

exit.al 22 Nëntor 2020, 14:45

Presidenti turk Taip Erdogan tha të dielën se vendi i tij, zyrtarisht vend kandidat për në BE, e sheh veten pjesë të pandarë të Evropës por nuk do të dorëzohet përballë sulmeve dhe standarteve të dyfishta.

“Ne do të shohim veten si pjesë e pandarë e Evropës.. Por kjo nuk do të thotë se do të përkulemi për sulmet ndaj vendit tonë dhe standarteve të dyfishta”, tha Erdogani në një fjalim për anëtarët e partisë së tij AK.

Turqia ka nisur aktivitetin kërkimor në Mesdheun Lindor duke rritur tensionet mes Turqisë dhe BE-së dhe përplasjet mes Greqisë dhe Qipros.

BE do të diskutojë veprimet e Turqisë për nxjerrjen e gazit në Qipro samitin e dhjetorit, tha Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Shpërndaje te miqtë