Infektohet me Covid një minator në Bulqizë

exit.al 14 Korrik 2020, 15:37

Një minator në minierën e Bulqizës është infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka dhënë shoqata e minatorëve, e cila kërkon testimin e të githë minatorëve, pasi ata punojnë në ambiente të mbyllura ku mundësia e infektimit është e lartë.

Një ditë më parë, në Bulqizë është infektuar dhe një mekanik në minierën e Kromit.

Dyshohet se ai ka pasur kontakte me familjen e mjekut epidemiolog Afrim Sula, ku të gjithë pjestarët janë infektuar.

Shpërndaje te miqtë