Infektohet me Covid-19 mekaniku në minierën e Bulqizës

exit.al 12 Korrik 2020, 16:47

Një mekanik në minierën e Kromit në Bulqizë është infektuar me Covid-19.

Dyshohet se ai ka pasur kontakte me familjen e mjekut epidemiolog Afrim Sula, ku të gjithë pjestarët janë infektuar.

Ky është punonjësi i dytë i infektuar në minierën e Bulqizës.

Instituti i Shëndetit Publik po teston dhe 19 persona të tjerë, të cilët kanë pasur kontakte me mekanikun.

Shpërndaje te miqtë