Infektohet me Covid-19 anestezisti Mihal Kerci

exit.al 11 Dhjetor 2020, 11:19

Anestezisti, Mihak Kerci është infektuar me koronavirus dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Lajmin e bëri të ditur Shoqata e Anestezistëve, ku në një postim në Facebook shkruan:

“Prej disa ditesh prof.Mihal Kerci eshte nen asistence respiratore maksimale ne gjendje kritike per jeten.Jemi te gjithe ne mbeshtetje te ekipit mjekesor qe po i sherben me profesionalizem dhe perkushtim maksimal.

Lutemi te gjithe per shendetin e te palodhurit,organizatorit dhe drejtuesit te jashtezakonshem,kryetarit te shoqates sone! Me shpresen per ta kaluar situaten e veshtire,i urojme prof.Mishes rikuperim dhe sherim te shpejte !”

Deri më tani nga pandemia kanë humbur jetën 23 mjekë. Shpërndaje te miqtë