Lulzim Basha uron 30 vjetorin e Partisë Demokratike

exit.al 11 Dhjetor 2020, 11:18

Në 30 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike, kjo e fundit ka publikuar një video ku shfaqen momentet më të rëndësishme pas rënies së sistemit komunist.

Në përmbledhjen e pamjeve përmenden arritjet më të rëndësishme politike të demokratëve kur PD ishte në pushtet, si heqja e vizave apo hyrja në NATO.

Përmes këtij video mesazhi të shpërndarë nga Lulzim Basha, Partia Demokratike ka uruar 30 vjetorin e krijimit të saj me shënimin “Gjithmonë zëri i shqiptarëve”.

Shpërndaje te miqtë