India miraton vaksinën e dytë, indianen COVAXIN

exit.al 3 Janar 2021, 17:27

India ka miratuar, të dielën, vaksinën e dytë për përdorim emergjent, atë të prodhuar nga kompania indiane Bharat Biotech, e quajtur COVAXIN.

Një ditë më parë, India miratoi vaksinën anti-Covid prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit.

Të dyja vaksinat do të injtektohen në dy doza, disa javë larg njëra-tjetrës.

Deri më tani, India ka raportuar më shumë se 10 milion të infektuar me Covid-19.

Vaksinimi i vendit të dytë më të populluar në botë me një nga nivelet më të larta të infeksioneve do të jetë një hap i madh në betejën kundër pandemisë.

Vaksina e AstraZeneca konsiderohet jetike për vendet me të ardhura më të ulëta dhe ato në klimë të nxehtë sepse është më e lirë, më e lehtë për tu transportuar dhe mund të ruhet për periudha të gjata në temperatura normale të frigoriferit.

Sipas të dhënave paraprake vaksina e Astra Zeneca është 62% efikase për të krijuar mbrojtje ndaj COVID-19. Ajo merret në dy doza. Megjithatë ka të dhëna se efikasiteti i vaksinës rritet në 90% nëse së pari injektohet gjysma e dozës së saj dhe në injektimin e dytë merret e plotë.

Shpërndaje te miqtë