Përditësimi 3 janar: 477 raste të reja dhe 3 viktima me Covid-19

exit.al 3 Janar 2021, 16:39

477 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 59,438.

Në 24 orët e fundit, humbën jetën tre qytetarë : 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri të moshave 65-81 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 130 raste në Tiranë, 34 raste në Durrës, 30 raste në Kuçovë, 27 raste në Lezhë, 18 raste në Vlorë, 17 raste në Lushnje, 15 raste në Shkodër, 13 raste në Krujë, Fier, Mat, Sarandë, 12 raste në Kurbin, 10 raste në Kavajë, 9 raste në Berat, 7 raste në Elbasan, Dibër, 6 raste në Kamëz, Tepelenë, 5 raste në Cërrik, Gramsh, Peqin, Kukës, Korçë, 4 raste Devoll, Mallakastër, Përmet, Kolonjë, 3 raste në Patos, Vorë, 2 raste në Mirditë, Gjirokastër, Delvinë, Vau Dejës, Belsh, Bulqizë, 1 rast në Skrapar, Klos, Rroskovec, Malësi e Madhe, Divjak, Ura Vajgurore, Tropojë, Has.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 295 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,648 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 295 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (03 Janar 2021)

Raste të reja ditore         447

Të shëruar në 24 orë      295

Të shtruar në spitale      295

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore              2,309

Testime totale            268,102

Raste pozitive             59,438

Raste të shëruara       34,648

Raste Aktive                23,597

Humbje jete                1193

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13637

Fier  1689

Shkodër   1308

Durrës  1203

Vlorë   962

Korçë    967

Lezhë  923

Elbasan 884

Berat  770

Gjirokastër 488

Kukës 411

Dibër  355

Shpërndaje te miqtë