"Indeksi i Markës Kombëtare i jep mundësinë klientëve tanë të kuptojnë se ku, dhe pse — vendet e tyre qendrojnë në termat e imazhit dhe mundësive. Ndryshimi i perceptimit botëror i markës kombëtare të një vendi është i vështirë dhe i ngadaltë."
Më tej në studim shkruhet se:"SHBA-të humbasin në renditje në fushën e qeverisjes, duke rënë nga vendi i 19 –të në atë të 23-të. Sidoqoftë ato ende mbeten në pesë vendet më të mira në tre kategori të indeksit si: kulturë, eksporte dhe investimet nga emigracioni."
Gjermania në ndryshim nga SHBA-të, ka një imazh më të balancuar në gjashtë fushat e matura nga indeksi, përveç fushës së turizmit. Mbretëria e Bashkuar ka fituar në mënyrë domethënëse pikë në perceptimin botëror krahasuar me 2016-ën. Përparimi më i madh i Mbretërisë së Bashkuar me 2 pikë është në fushën e qeverisjes dhe qytetarisë. Këto të dhëna tregojnë se njerëzit e kanë pranuar se Britania do të dalë nga BE, dhe perceptimi i tyre është rivendosur. Franca ka pasur përmirësim të dukshëm në fushën e qeverisjes dhe investimeve të emigrantëve. Franca renditen në vend të dytë në fushën e turizmit dhe në vend të parë në fushën e kulturës. Japonia renditet e para në botë në fushën e eksporteve. Ajo dhe Kanadaja renditen të dyja në vend të katërt në indeks. Shpërndaje te miqtë
