Ilir Meta thërret mbledhje të jashtëzakonshme të Konferencës së Kryetarëve

exit.al 21 Korrik 2016, 00:39

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka thirrur nesër në orën 09:00 Konferencën e Kryetarëve.

Konferenca e Kryetarëve diskuton dhe vendos programin e punës dhe kalendarin e punimeve. Ajo përbëhet nga Kryetari i Kuvendit, dy zëvendëskryetarët e Kuvendit, kryetarët e grupeve parlamentare, kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare dhe drejtohet nga Kryetari i Kuvendit.

Konferenca e Kryetarëve miraton programin dhe kalendarin e punimeve me mirëkuptimin, nëse mirëkuptimin nuk arrihet atëherë Kryetari i Kuvendit i paraqet për miratim në seancë plenare.

 

Shpërndaje te miqtë