Qëndrimi zyrtar i BE-së: Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk mund të marrin vendime

exit.al 20 Korrik 2016, 13:58

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Johannes Hahn i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të opozitës Basha, në të cilën ai shpreh qëndrimin zyrtar të Brukselit në lidhje me rolin e vëzhguesve në procesin e vetingut. Pikat kryesore të qëndrimit janë:

  • Roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) duhet të sanksionohet në Kushtetutë.

  • ONM do të ofrojë vetëm rekomandime që nuk janë të detyrueshme të zbatohen; rekomandimet do të jenë të shoqëruara me arsyetimin përkatës, i cili duhet të bazohet në ligjet e vendit.

Letra e Zotit Hahn është e shkurtër dhe nuk lë më dyshime për një nga çështjet më të debatuara të reformës. Praktikisht, qëndrimi zyrtar i BE-së do të thotë:

  • Misioni i ONM-së duhet të përfshihet në Kushtetutë;

  • Vëzhguesit e huaj do të bëjnë vetëm rekomandime;

  • Vëzhguesit e huaj duhet t’i mbështesin rekomandimet e tyre në fakte;

  • Vëzhguesit duhet të konsiderojnë si shkak për rekomandime negative vetëm ato që bien ndesh me ligjet e vendit.

Shpërndaje te miqtë