IGJEUM: Shkodër, Lezhë, Kukës reshje intensive të dielën

exit.al 10 Janar 2021, 09:36

Reshjet e shiut do të vazhdojnë të jenë shumë intensive dhe gjatë së dielës, veçanërisht në qarket Shkodër, Lezhë, Kukës, Durrës e Dibër. Në Tiranë dhe Durrës, intensiteti i reshjeve do të jetë mesatar.

Në veri dhe lindje, në lartësitë mbi 600 metra pritet që reshjet të jenë në formë bore.

Njoftimi u bë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Sipas IGJEUM, lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të shkaktojnë probleme me daljen e tyre nga shtrati.

Edhe lumenjtë e tjerë vazhdojnë të kenë prurje të larta por nuk priten problem.

Megjithatë intensiteti i lartë i ujrave në veri-perëndim të vendit mund të krijojë akoma probleme me përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël lokalë, përmbytjet urbane dhe rrëshqitje të dherave kryesisht përgjatë datave 10-11 janar, theksoi IGJEUM.

Shpërndaje te miqtë