Humb jetën një 60-vjeçar me Covid-19, shkon në 214 totali i viktimave

exit.al 14 Gusht 2020, 09:55

Një 60-vjeçar nga Tepelena ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në spitalin Infektiv, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 214.

Ai ishte prej 5 ditësh i shtruar në spital, ndërsa kishte të paktën 10 ditë i infektuar.

Nuk dihet ende nëse 60-vjeçari kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Shpërndaje te miqtë