Qëllohet me armë zjarri një 51-vjeçar në Maqellarë

exit.al 25 Dhjetor 2020, 19:30

Një person është qëlluar me armë zjarri pasditen e së premtes në Maqellarë, në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”

51-vjeçari me iniciale F.Z. ka marrë një plumb në këmbë dhe po mjekohet në spital, ndërkohë që janë të paqarta rrethanat e ngjarjes, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen e plagosjen dhe gjetjen e autorëve.

Shpërndaje te miqtë