Humb jetën nga Covid-19 ish-basketbollisti Petraq Gjogu

exit.al 30 Nëntor 2020, 14:38

Basketbollisti Petraq Gjogu ka humbur jetën në moshën 72-vjeçare nga koronavirusi.

Lajmi u bë i ditur në disa media, të cilat raportojnë e Gjogu ishte i intubuar prej ditësh, ndërsa ndodhej në spital prej 2 javësh.

Petraq Gjogu ka qenë basketbollist i ekipit të Tomorrit deri në vitin 1999 dhe më pas u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend. Në vitin 2001, Gjogu u emërua Kryegjyqtar i Kolegjit të Arbitrave për volejbollin në Berat.

Shpërndaje te miqtë