PD: Qeveria tender 3 milionë euro për kompaninë me ofertën më të lartë

exit.al 30 Nëntor 2020, 13:45

Partia Demokratike përmes Orjola Pampurit deklaroi se qeveria ka dhënë tender 3 milionë euro për një kompani që kishte ofertën më të lartë. Në një deklaratë për shtyp, Pampuri shtoi se me këtë shumë mund të ishin blerë 3 herë më shumë pajisje mbrojtëse për spitalet.

“ Qeveria ka dhënë një tender me 3 fishin e çmimit për të blerë pajisje anticovid. Është një luftë mes klanesh në qeveri, që përplasen me njëri-tjetrin për te zhvatur paratë tuaja, të dashur qytetarë.

ompania të cilës i është dhënë tender 3 milionë euro, me 3 fishin e çmimit, kishte ofertën më të lartë, por për qeverinë e Edi Ramës përfitimi nga tendera me çmime të rritura qëllimisht, është shqetësimi më i madh.

Me 3 milionë euro, mund të blijeshin 3 herë më shumë pajisje mbrojtese për mjekët dhe personelin shëndetësor.und të ishin blerë 3 herë më shumë veshje speciale, çizme, syze, maska mbrojtëse.”

Ajo shtoi se Shqipëria është vendi ku kanë humbur jetën më shumë mjekë. Shpërndaje te miqtë