Humb jetën me Covid-19 ish-deputeti Bedri Çollaku

exit.al 20 Dhjetor 2020, 15:52

Ish-deputeti demokrat Bedri Çollaku ka humbur jetën, të shtunën, i infektuar me Covid-19. Çollaku, 70 vjeç, prej disa javësh ishte i shtruar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e dha guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ku ndër të tjera, shkroi:

“Me një karrierë të spikatur e mbi 40-vjeçare në fushat e bankingut qendror e tregtar, z. Çollaku do të kujtohet si një ndër ekspertët që ka kontribuar në hedhjen e themeleve të mbikëqyrjes bankare shqiptare, sektor të cilin e drejtoi gjatë viteve të para të krijimit të tij, në fillim të viteve ‘90.”

Shpërndaje te miqtë