Humb jetën ish-drejtori i AKU-së Vlorë, i infektuar me Covid

exit.al 20 Gusht 2020, 09:49

Syrja Binaj, ish-drejtori i AKU-së në Vlorë është ndarë nga jeta mëngjesin e së enjtes, i infektuar me Covid-19.

Binaj, 55 vjeç, ndodhej prej disa ditësh i shtruar në spitalin Covid-2.

Nuk dihet ende nëse ai kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Në total, që prej marsin, numri i viktimave me Covid-19 ka arritur në 235.

Shpërndaje te miqtë