Blendi Çuçi viziton si Ministër i Brendshëm familjen e Klodian Rashës

exit.al 20 Dhjetor 2020, 14:19

Blendi Çuçi ka bërë vizitën e parë të tij si Ministër i Brendshëm në familjen e Klodian Lalës, 25-vjeçarit që u vra nga policia e që më pas nxiti dorëheqjen e Sandër Lleshajt.

Çuçi ka qenë i shoqëruar nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj dhe kreu i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Muhamet Rrumbullaku.

Në dalje të vizitës Bledi Çuçi ka refuzuar të japë një deklaratë për mediat.

Vizita e ministrit të ri të Brendshëm pason ato të kryeministrit Rama, kreut të PD, Lulzim Basha, ish-ministrit Sandër Lleshaj dhe kryebashkiakut Veliaj që premtoi se do t'i vendosë emrin e Klodian Rashës rrugicës ku ai humbi jetën.

Për familjen e 25-vjeçarit të vrarë nga policia, qeveria vendosi një pension të cilin kryefamiljari deklaroi se do t’a jepte për bamirësi.

Klodian Rasha u vra më 9 dhjetor nga një polic pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Polici është arrestuar dhe ndaj tij rëndon akuza e vrasjes me paramendim.

Vrasja e Klodian Rashës, nxiti një valë protestash që zgjatën për 8 ditë. Ato sollën dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga Ministër i Brendshëm por kërkesa për largimin e Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu nuk u pranua nga kryeministri Rama.

Shpërndaje te miqtë