Humb jetën efektivi i policisë së Shkodrës, ishte me Covid-19

exit.al 12 Gusht 2020, 10:25

Safet Morina, efektivi i policisë në Shkodër, ka humbur jetën pas infektimit me Covid-19.

Ai ishte shtruar në spital prej ditësh dhe ditët e fundit ishte futur në intubim.

Nuk dihet ende nëse ai kishte sëmundje shoqëruese apo jo.

Morina prej vitesh mbante postin e përgjegjësit të Polisicë Rrugore në Shkodër.

Shpërndaje te miqtë