Arrestohet një tjetër i dyshuar për sulmin me armë ndaj hotelit në Pogradec

exit.al 12 Gusht 2020, 10:08

Policia e Pogradecit ka arrestuar Ilir Berberin, organizatori i dyshuar i sulmeve me armë mbi hotelin në Drilon, të ndodhura javën e fundit.

Ai u gjet në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec, në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u fshehur.

Berberi është i arrestuari i dytë i grupit prej 4 persona. Më herët është arrestuar Mariglen Topuzi.

Në javën e fundit, ata kanë qëlluar dy netë me armë drejt hotelit të Jetmir Muçllarit në Pogradec. Autorët kanë qëlluar në drejtim të dhomës së hotelit ku flinte djali i pronarit të hotelit, i cili fatmirësisht shpëtoi.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes pronarit të lokalit dhe personave që kanë qëlluar me armë, të nisur një vit më parë.

Shpërndaje te miqtë