Hoxhaj: Lugina e Preshevës, temë kryesore e dialogut me Serbinë

exit.al 5 Janar 2021, 18:10

Kreu i PDK Enver Hoxhaj tha se temë kryesore në dialogun me Serbinë do të jetë çështja e Luginës dhe të drejtave të shqiptarëve atje. Enver Hoxhaj kandidat për kryeministër, në një konferencë për media tha se partia e tij e ka pikë të dobët Luginën e Preshevës. Hoxhaj deklaroi se në listën e tyre për deputetë do t’i keni dy kandidatë nga Presheva. Kreu i PDK-ja tha se do të garojnë në zgjedhje me ekipin dhe programin më të mirë. Gjatë fjalës së tij në konferencë ai tha:

 “Nëse Millosheviqi para 21 vjetësh ka rënë si regjim në Serbi dhe në qershor 1999 i erdh fundi në Kosovë, nëse ka pjesë të Jugosllavisë ku edhe vazhdon një politikë e Millosheviqit, është ajo e Preshevës.

Jemi të shqetësuar për gjendjen atje, ka diskriminim tepër të madh ekonomik atje. Në gjitha pozitat që ka pasur PDK-ja ne i kemi kushtuar vëmendje Luginës së Preshevës.”

Ai tha se nëse PDK do të vijë në pushtet, do të miratojnë një ligj të veçantë në rrafshin financiar, politik, ekonomik e kulturorë ku mund të mbështetën shqiptarët e Preshevës.  “Do të ketë kuota të rritura për studentët nga Presheva. Do t’i hapim katër pika të reja kufitare për rritje të qarkullimit të Kosovës dhe Kosovës Lindore. Do të krijojmë fond prej 5 milionë eurosh për kthimin e preshevarëve”, tha  ai. Shpërndaje te miqtë