“Secilat zgjedhje i kanë specifikat e veta, por kësaj radhe ne nuk jemi në garë me konkurrentët politikë, por jemi në garë me shkatërruesit e shtetit të Kosovës.
Besoj ky mesazh duhet të shkojë në shtëpinë e secilit qytetar, pavarësisht a është votues i LDK-së apo jo. Është moment kyç për të ardhmen e vendit, për kursin kah do të shkojë Kosova në vitet që vijnë.”
Presidentja në detyrë Vjosa Osmani vendosi datën 14 shkurt si datë për zgjedhjet. Deri më tani, përveç LDK-së, edhe Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryeministër, i cili është Enver Hoxhaj. Partitë e tjera nuk i kanë shpallur ende kandidatët e tyre për kryeministër. Shpërndaje te miqtë
