“Që nga data 1 dhjetor, sistemi arsimor kalon nga skenari 1 në skenarin 2.
Duket sikur krijon një kakofoni, por drejtoritë e shkollave janë impenjuar për ta përballuar.
Nuk do ketë ndryshim të planit mësimor, të orarit apo ngarkesës. Do jetë i njëjti orar. Nuk do ketë ndryshime tek këto gjëra që mund të sillnin konfuzion.”
Zonja Guga theksoi se nëse situata në shkolla dhe në vend përkeqësohet, skenari 3 i ministrisë parashikon kalimin 100 për qind të mësimit virtualisht. Dy ditë më parë, ministria e Arsimit lajmëroi se nga 1 dhjetori, mësimi në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do të zhvillohet i alternuar, një pjesë në klasa dhe një pjesë virtualisht. Shkollat do të kenë fleksibilitet për të vendosur vetë se si do të zhvillojnë mësimin sipas numrit të nxënësve, ambienteve, mësuesve, gjendjes së pandemisë. Gjatë kësaj periudhe do të zbatohet çdo gjë siç është aktualisht, qoftë program mësimor apo oraret. Çdo të premte shkollat do të raportojnë në lidhje me situatën dhe do të merret vendimi për çdo shkollë, për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi. Sipas këtij udhëzuesi, klasat fillore 1 deri në 5 dhe klasa e 12, do të zhvillojnë nomralisht fizikisht në shkollë, mësimin, sic kanë bërë deri tani. Ndërsa klasat nga e 6-9 dhe 10-11 do të ndahen kështu:- Në javët tek të muajit, pra java e parë dhe e tretë, dy ditët e para mësimi do të bëhet në shkollë, ndërsa tre ditë online.
- Në javët çift të muajit, pra java e dytë dhe e katërt, dy ditët e para mësimi do bëhet online, ndërsa tre ditë në shkollë.
