“Kjo ka qenë arsyeja pse ne është dashtë të marrim vendimin me u tërheq prej qeverisë paraprake. Falë qeverisjes tonë shumë prej këtyre dëmeve janë rregulluar dhe Kosova është kthyer në kursin perëndimor.”
Kandidati i LDK për kryeministër, komentoi edhe bashkimin e Osmanit me Kurtin. Hoti tha:“Ajo që ndodhi dje e ka vërtetuar atë shprehjen e kamotshme popullore që secili e merr atë që e meriton. Në fund sillesh e pështillesh edhe e merr atë që meriton.
Me atë marrëveshje që dje e kanë arritur e kanë marrë atë që e meritojnë, të dytë së bashku në pako. Besoj që Podujeva dhe Llapi duhet me u bë gati që të dyve bashkë, me ua tregu vendin.”
Të enjten Vjosa Osmani dhe Albin Kurti deklaruan se do të garojnë në të njëjtën listë, atë të Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e 14 shkurtit. Shpërndaje te miqtë
