Spanja legalizon eutanazinë për pacientët me sëmundje kronike ose të pakurueshme

exit.al 18 Mars 2021, 19:40

Parlamenti spanjoll vendosi të enjten të lejojë vetëvrasjen e asistuar për pacientët me sëmundje kronike ose të pakurueshme.

Drafti që legalizon eutanazinë u mbështet nga 198 deputetë të koalicionit qeverisës të krahut të majtë. Kundër ligjit ishin partia popullore konservatore dhe ajo e ekstremit të djathtë.

Në shkurt Portugalia legalizoi gjithashtu eutanazinë. Vendet ku ajo është e ligjshme janë Kanadaja, Kolumbia, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu.

Shpërndaje te miqtë