Holandë, kapen 1500 kg kokainë, mes të arrestuarve 3 shqiptarë

exit.al 18 Prill 2020, 10:12

Rreth 1500 kilogramë kokainë u kapën dhe 5 persona u arrestuan në poritn e Roterdamit në Holandë.

Mes 5 të arrestuarve është një shqiptar, 43 vjeç, nga Lushnja dhe 2 shqiptarë nga Kosova, një nga Peja dhe një nga Mirusha. Të arrestuarit e tjerë ishin nga Franca dhe Turqia.

Kokaina mbërriti në portin e Roterdamit nga Brazili dhe dyshohet se ishte e destinuar për tregun europian.

Sipas policisë vlera e saj në treg kap vlerën e 60 deri në 80 milionë eurove. Policia hollandeze po punon për zbulimin e gjithë rrjetet të trafikimit të kokainës.

Porti i Roterdamit njihet si një prej porteve kryesore përmes së cilit bandat transportojnë drogë nga Amerika Latine drejt Europës.