Hidhet nga dritarja e spitalit pacienti me Covid-19

exit.al 1 Nëntor 2020, 08:19

Një 52-vjeçar nga Tropoja, shtruar në spitalin Covid2 pas infektimit me Covid-19, është hedhur nga dritarja dhe ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e një nëntorit.

Viktima po kurohej prej një javë në spital dhe ishte në gjendje të rënduar.

Dyshohet se pacienti ka shfaqur probleme të shëndetit mendor ditët e fundit. Ky fakt është zbuluar nga marrja në pyetje e familjarëve të tij.

Ndërkohë policia po vijon hetimet.

Shpërndaje te miqtë