Haxhinasto: Ulet numri i aksidenteve rrugore

exit.al 6 Korrik 2016, 09:32

Rastet e aksidenteve me pasojë  vdekshmerine janë ulur me 20 për qind deklaroi sot Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto.

Gjithashtu ai u shpreh se janë investuar 30 milionë euro në sinjalistikë dhe do të investohen 130 milionë euro në pesë vitet e ardhshme.

Por, përfaqësuesja e Bankës Botërore Sayed tha se për të ulur numrin e aksidenteve duhet të rriten investimet në sinjalistikë dhe mirëmbajtja.

"Shqipëria shpenzon vetëm 8% të buxhetit për investime në rrugë dhe kjo është vetëm 30 % e asaj që duhet."- u shpreh Zonja Sayed.

Ministri i bëri publike këto shifra sot gjatë konferencës së “Standardeve e Sigurisë Rrugore në Bashkimin Europian, pikë referimi për Shqipërinë” organizuar nga TAP dhe Avis.

 

 

 

 

Shpërndaje te miqtë