Haradinaj koalicion parazgjedhor me Zef Morinën

exit.al 14 Janar 2021, 16:20

Partia e Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit në aleancë me partinë e Zef Morinës, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, HAradinaj tha se të enjten, dy liderët kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit.

“Të dyja subjektet, AAK dhe PSHDK, do të garojnë e bashkëveprojnë si partnerë të barabartë,” theksoi Haradinaj.

Ramush Haradinaj më herët ka prezantuar dhe një pjesë të kandidatëve të AAK-së për deputetë, ndërsa ka thënë se ai vetë nuk do të kandidojë për kryeministër.

Shpërndaje te miqtë