“Këtë ditë e filluam me një takim shumë të vyer me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi!
Biseduam për mundësinë që vendet e Ballkanit Perëndimor të sigurojnë vaksinën kundër #COVID19 në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian.”
Cakaj deklaroi se “kërkuam Komisionerit që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.” Ndërkohë komisioneri Varhelyi deklaroi se BE po përgatit fondet për të siguruar vaksinat për Ballkanin Perëndimor. Në një postim në Twitter, ai shkruan: “Ne jemi duke punuar për të siguruar që vaksinat COVID19 do t'u vihen në dispozicion vendeve të Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur. Gjatë pandemisë në qëndrojmë përkrah vendeve të Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilëve është në BE. Dhe ne qëndrojmë pranë partnerëve tanë në lagje dhe më gjerë - ne mund ta kapërcejmë pandeminë vetëm së bashku" Shpërndaje te miqtë
