Hajdari: Rama merr €500 milionë borxh, dhe jep €50 milionë ndihmë

exit.al 3 Dhjetor 2020, 12:38

Deputetja Rudina Hajdari i kërkoi qeverisë të miratojë një paketë të tretë të ndihmës ekonomike kundër krizës së Covid-19.

"Të miratojmë një paketë për biznesin e vogël që të mbulojë koston fikse për qiranë apo taksat”, tha Hajdari në fjalën e saj në seancën plenare të së enjten,.

Ajo kërkoi të dijë pse qeveria ka marrë 500 milionë euro borxh dhe ndërkohë ka shpenzuar vetëm 50 milionë euro për qytetarët:

500 mln euro i kemi marrë për krizën ndaj COVID, por qeveria Rama 50 mln euro i ka çuar për përballimin e krizës”.

Hajdari akuzoi kryeministrin Rama si të vetmin në rajon “që merr një shumë parash dhe ofron ndihmën më të vogël qytetarëve”.

“FMN tregoi se paketat e mbështetjes së COVID të Shqipërisë janë më të vogla se të rajonit”, përfundoi Hajdari.

Shpërndaje te miqtë