Guvernatori i Teksasit rikthen planin për ndërimin e murit me Meksikën

exit.al 11 Qershor 2021, 20:51

Guvernatori i Teksasit në SHBA, Greg Abbott, është zotuar se do të vazhdojë ndërtimin e murit në kufi me Meksikën, pavarësisht anulimit të planit nga presidenti Biden.

Republikani Abbott është shprehu se ndërtimi i murit do të vijojë për t’i bërë ballë asaj që ai e ka quajtur “krizë emigrantësh”.

“Ndonëse sigurimi i kufirit është përgjegjësi e Qeverisë federale, Teksasi nuk do të rri ulur teksa kriza rritet”, ka thënë Abbott.

Sipas tij, qeveria e Teksasit ka dhënë 1 miliard dollarë për të rritur sigurinë në kufi.

Por projekti për ndërtimin e murit në kufirin SHBA – Meksikë u ndalua pas ardhjes në pushtet të presidentit Biden.

Plani i Abbott pritet të përballet me sfida të mëdha ligjore.

Biden ktheu mbrapsht urdhrin e parardhësit të tij Donald Trump për ndërtim të murit me Meksikën dhe ka thënë se nuk do të shpenzohen taksa shtesë në këtë projekt.

Nuk është ende e qartë nëse Abbott ka autoritet për të kundërshtuar vendimin e qeverisë federale por Unioni Amerikan për Liri Civile i Teksasit, e ka konsideruar lëvizjen e tij si “përpjekje për të hequr vëmendjen nga dështimet në qeverisje”.