Grida Duma: do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe qeveri tranzitore

exit.al 3 Qershor 2020, 00:09

Partia Demokratike do të marrë pushtetin me votë, zgjedhje të parakohshme dhe qeveri tranzitore, u shpreh Grida Duma në emisionin Tempora të gazetares Sonila Meço.

Zonja Duma tha se PD nuk e ka lënë ta marrë pushtetin në dorë të ndërkombëtarëve:

“Pa diskutim do ta marrim pushtetin me votë, dhe nuk e kemi lënë në biseda tavolina apo në dorë të ndërkombëtarëve”.