Greqia shtrëngon masat, kërkon test për ata që do fluturojnë nga 17 gushti

exit.al 13 Gusht 2020, 09:12

Të gjitha ata persona që do të fluturojnë drejt Greqisë nga datat 17-31 gusht, nga 11 shtete, përfshi dhe Shqipërinë, do të duhet të paraqesin testin molekular negativ (PCR) për Covid-19, të kryer në 72 orët e fundit.

Kërkesa vlen për personat që kanë lejeqendrimi greke ose që janë shtetas europianë, ndërkohë që shqiptarët ende nuk lejohet të udhëtojnë.

Vendet të cilat preken nga kjo kërkesë janë: Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malta, Suedia, Belgjika, Spanja, Hollanda, Republika Çeke, dhe Maqedonia e Veriut.

Në njoftimin e dhënë nga aeroporti i Rinasit sqarohet se të vetmit që lejohet të udhëtojnë pa pasur testin do të jenë:

  • Pasagjerët në transit (fluturime ndërkombëtare dhe mos largimi nga ambientet e aeroportit);
  • Fëmijët deri në 10 vjeç.

Kontrolli për testin do të bëhet nga linjat ajrore para se të hipin në avion dhe në mungesë të kësaj certificate, pasagjerët nuk e kanë të mundur udhëtimin.

Përgjigjet e testit duhet të jenë në anglisht dhe të përmbajë emrin dhe pasaportën ose numrin e identitetit të personit.

Shpërndaje te miqtë