Kamala Harris poston videon e parë elektrorale, përfshin sulm direkt ndaj Trump

exit.al 12 Gusht 2020, 21:38

Kamala Harris ka postuar videon e parë të fushatës elektorale pasi u emërua në postin e zëvendës presidentes nga kandidati demokrat Joe Biden.

Në video Kamala tregon për historinë e saj të jetës, këshillat e mamasë dhe arsyet përse ndoqi karrierën si avokate dhe më pas si politikane.

Videoja përfundon me një sulm direkt ndaj Presidentit Donald Trump, të cilin e akuzon se shkatërroi sistemin shëndetësor në mes të një pandemie dhe sulmoi qytetarët me gaz lotsjellës kur ata u ngritën për të kërkuar ndihmë.

Kamala Harris është gruaja e parë me ngjyrë që emërohet si kandidate për postin e zëvendës presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shpërndaje te miqtë